Erdogan: Regjistruam shifrat më të larta të eksportit në 3 muajt e parë të vitit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayip Erdoğan) bëri të ditur se në 3 muajt e parë të vitit 2019 Turqia realizoi eksportin më të lartë të çerekut të parë të vitit në histori.

Erdogan: Regjistruam shifrat më të larta të eksportit në 3 muajt e parë të vitit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayip Erdoğan) bëri të ditur se në 3 muajt e parë të vitit 2019 Turqia realizoi eksportin më të lartë të çerekut të parë të vitit në histori.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në Konferencën e 4-t të Këshilltarëve të Tregtisë, mbajtur në Kompleksin Presidencial.  

Ai theksoi se fusha që përbën pjesën më të rëndësishme të vizionit të ri të Turqisë është tregtia e jashtme dhe shtoi: “Në 3 muajt e parë të vitit 2019 eksporti ynë shënoi një rritje prej 3,3% kurse importi është ulur me 21,5%. Në 12 muajt e fundit eksporti është rritur 5,5% duke arritur në 169,1 miliardë dollarë. Pavarësisht atmosferës së zgjedhjeve në 3 muajt e parë të vitit 2019 Turqia realizoi eksportin më të lartë të çerekut të parë të vitit të historisë”.

Erdoan u shpreh se Turqia, në vitin 2018, krahas eksportit të mallrave prej 168 miliardë dollarësh arriti një sukses të rëndësishëm duke bërë edhe një eksport shërbimi shtesë prej 48,5 miliardë dollarë.  

“Tashmë nuk eksportojmë vetëm mallra në të katërta anët e botës. Eksportojmë edhe seriale, filma kinematografikë, shërbime shëndetësore. Aq sa me më eksport të serialeve me vëllim prej 350 milionë dollarësh Turqia gjendet e dyta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në shërbimet e kontraktorëve jemi të dytët në botë” tha Presidenti Erdoan.

Erdoan bëri të ditur se në numrin e turistëve të huaj gjatë dy muajve të parë të vitit pati një rritje prej 7,4% dhe shtoi: “Me muajt e verës padyshim që shifrat do të rriten edhe më shumë. Nga njëra anë do të ulen edhe shifrat e papunësisë. Shpresojmë që në vitin 2019 të arrijmë shifrën e 50 milionë turistëve, jam i bindur për këtë”.  



Lajme të ngjashme