“LAFF”, aplikacioni kombëtar turk për shkëmbimin e mesazheve në kohë reale

Telekomi Turk (Turk Telekom), operator publiko-privat i telekomunikacionit në Turqi, ka prodhuar aplikacionin vendas të shkëmbimit mesazheve në kohë reale.

“LAFF”, aplikacioni kombëtar turk për shkëmbimin e mesazheve në kohë reale

Versioni beta i aplikacionit “LAFF”, një produkt teknologjik vendas dhe kombëtar për shkëmbimin e mesazheve, është zhvilluar nga firma “Argela”, një nënkompani e Telekomit Turk që ushtron aktivitet në fushën e kërkim-zhvillimit.

Aplikacioni është vënë në përdorim për platformat Android dhe iOS.

“LAFF Beta” mund të përdoret në të gjitha aparatet mobile me një nga sistemet operative të lartpërmendura, pavarësisht operatorit celular.

Në versionin e plotë që do të hidhet në treg së afërmi, aplikacionit “LAFF” do t’i integrohen gjithashtu ndërveprimi social dhe shumë veçori të reja e emocionuese, të cilat mungojnë në aplikacionet e ngjashme.



Lajme të ngjashme