Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çavusoglu takohet me Kryeministrin e KRG-së, Neçirvan Barzani

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), në kuadër të vizitës në Irak, u takua edhe me Kryeministrin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Neçirvan Barzani.

Pas takimeve në kryeqytetin Bagdad dhe qytetin Basra të Irakut Çavushollu kaloi në Erbil, ku në rezidencën e Kryeministrisë së Administratës Rajonale Kurde të Irakut zhvilloi takime dypalëshe dhe ndërmjet delegacioneve pa praninë e medias me Kryeministrin, Neçirvan Barzani.

Më pas ministri turk mori pjesë në drekën e dhënë për nder të tij.

Në kuadër të takimeve në Erbil, Çavushollu u takua edhe me Sekretarin e Agjencisë së Sigurisë së KRG-së, Mesrur Barzani dhe përfaqësuesit politikë turkmenë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Irak, Çavushollu pati të dielën një takim në kryeqytetin Bagdad me Kryeministrin e Irakut, Adil Abdulmehdi, homologun irakian Muhamed Ali el-Hekim, kryetarin e Kuvendit Muhamed el-Halbusi dhe deputetët turkmenë.

Lajme të ngjashme