Mesazhi i Presidentit Erdogan me rastin e Ditës së Anzakëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, uroi të enjten që Çanakalaja të bëhet për të gjitha shoqëritë shembull që i transformon dhimbjet e përbashkëta në miqësi, dashuri dhe paqe, jo në mjet që prodhon armiqësi të reja.

erdogan.jpg
erdogan.jpg

Kreu i shtetit turk publikoi një mesazh me rastin e Ditës së Anzakëve (për nder të pjesëtarëve të Truparmatës Australiane dhe Neozelandeze - ANZAC).

Pasi theksoi se në 104-vjetorin e Betejave Tokësore të Çanakalasë kujton me respekt qindra-mijëra ushtarë, dëshmorë dhe veteranë, të cilët mbrojtën atdheun dhe nderin e tyre në këto toka, lideri turk vijoi me këto fjalë:

“Sot evokojmë të gjithë ushtarët e çdo kombi, të cilët dhanë jetën në Luftën e Çanakalasë. Uroj që Çanakalaja të bëhet për të gjitha shoqëritë shembull që i transformon dhimbjet e përbashkëta në miqësi, dashuri dhe paqe, jo në mjet që prodhon armiqësi të reja. Përmes mysafirëve që po qëndrojnë në vendin tonë me rastin e Ditës së Anzakëve, ne i përsërisim të gjithë botës thirrjet tona për paqe.”

Erdogani rikujtoi gjithashtu fjalët “bijtë tuaj prehen të qetë në gjirin tonë”, të cilat themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Qemal Ataturk, ua drejtoi nënave që dërguan në luftë djemtë e tyre nga vende të largëta.

“Ne i dalim zot të gjithë së bashku mesazhit të tij (Ataturkut): ‘Tashmë ata janë bijtë tanë, pasi kanë dhënë jetën në këtë toka.’ Misioni që duhet të përmbushin gjeneratat e ardhshme në këtë pikë është t’i dalin për zot mesazhit të miqësisë, që është shkruar me gjak, jetë, vendosmëri dhe trimëri në gurët, tokën dhe detin e Çanakalasë. Të gjithë ne kemi përgjegjësi madhore që të mos shpërthejnë luftëra të reja dhe brezat e ardhshëm të jetojnë në një botë plot paqe. Përkujtoj me respekt edhe një tjetër herë heronjtë tanë të Çanakalasë, si dhe përshëndes përzemërsisht qytetarët dhe mysafirët tanë që kanë ardhur në vendin tonë me rastin e aktiviteteve”, tha presidenti turk në fund të mesazhit të me rastin e Ditës së Anzakëve.



Lajme të ngjashme