Turqia feston me entuziazëm Ditën e Sovranitetit Kombëtar

23 Prilli - Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve bashkë me 99-vjetorin e hapjes së Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM) kremtohet me entuziazëm në mbarë vendin.

Turqia feston me entuziazëm Ditën e Sovranitetit Kombëtar

23 Prilli - Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve bashkë me 99-vjetorin e hapjes së Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM) kremtohet me entuziazëm në mbarë vendin.

Adresa e parë e ceremonive zyrtare ishte mauzoleu i Ataturkut “Anitkabir” në Ankara

Një delegacion i kryesuar nga ministri i Arsimit Kombëtar, Ziya Selçuk vizitoi mauzoleun.

Edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) sot do të presë në takim ministrin e Arsimit Kombëtar Ziya Selçuk dhe fëmijët që e shoqërojnë atë dhe pastaj do të marrë pjesë në aktivitetin kryesor “TRT 23 Prill”, që do të zhvillohet në Qendrën e Kongreseve të Kulturës së Popullit në Beştepe (presidencë).

Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Şentop) publikoi një mesazh me rastin e 99-vjetorit të thirrjes së asamblesë së parë kombëtare (TBMM) dhe 23 Prillit, që është Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve.

“Turqia mund të përparojë vetëm me një mirëkuptim që i shikon diversitetet si mundësi pasurimi dhe jo si shkak për përplasje”, shkruan kryeparlamentari Shentop në mesazhin e tij.

Ndërsa ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy në mesazhin e tij shkruan: “Kjo datë (23 prilli), dita kur kombi ynë i madh ia shpalli të gjithë botës se e drejta për përcaktimin e të ardhmes së tij i takon përsëri vetëm atij, ka hyrë në historinë e civilizimit si një nga momentet më të çmuara dhe krenare të ekzistencës sonë kombëtare”.

 


Lajme të ngjashme