Erdogani ia la kolltukun nxënësit të klasës së 6-të

Presidenti Erdoan priti të martën në Presidencë ministrin e Arsimit Kombëtar Zija Selçuk (Ziya Selçuk) dhe fëmijët që e shoqëronin atë në këtë vizitë.

1188528
Erdogani ia la kolltukun nxënësit të klasës së 6-të

Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen sot në Turqi me rastin e 23 Prillit – Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve, Presidenti Rexhep Tajip Erdoğan (Recep Tayyip Erdoğan) ia la kolltukun Ozan Sëzejatarollu (Sözeyataroğlu) nxënës i klasës së 6-të në shkollën tetëvjeçare “Kuva-yi Milliye” (Pakti Kombëtar).

Presidenti Erdoan priti të martën në Presidencë ministrin e Arsimit Kombëtar Zija Selçuk (Ziya Selçuk) dhe fëmijët që e shoqëronin atë në këtë vizitë.

“Të dashur fëmijë, garancia e të ardhmes tonë, ju uroj gëzuar 23 Prillin - Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve”, u tha Erdoan nxënësve dhe u përcolli me ketë rast dashurinë e tij më të përzemërt të gjithë fëmijëve të botës.

“Evokoj me mirënjohje të gjithë ata që kanë punuar për krijimin e shtetit tonë dhe arritjet e deritanishme, me në krye Gazi Mustafa Kemal Ataturkun. Veteranëve ju uroj jetë të gjatë e të shëndetshme”,- u shpreh kreu i shtetit turk në audiencën e fëmijëve me rastin e 23 Prillit.

Në vijim të fjalës së tij Erdoani u tha nxënëseve se me punën e tyre të palodhshme, sukseset dhe emocionet e tyre ata do ta çojnë Turqinë në faza shumë herë më të përparuara.

“Në duart tuaja ky vend do të zërë vendin e merituar në skenën botërore. Mos i humbisni asnjëherë shpresat; mos lejoni kurrë që t’ju shuhen emocionet; mos vendosni asnjë pengesë para ëndrrave tuaja. Mos harroni që ju jeni bijtë e bijat e një kombi të madh me një histori 2.200-vjeçare të mbushur plot me fitore e ngadhënjime. Ju uroj edhe një herë Gëzuar 23 Prillin – Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve”,- përfundoi Presidenti Erdoan.

 


Lajme të ngjashme