Turqia qorton masën e ShBA-së për importin e naftës iraniane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë njoftuar se do t’u japin fund përjashtimeve që kanë deri më tani për 8 shtete lidhur me sanksionet në fuqi ndaj vende që importojnë naftë nga Irani.

Turqia qorton masën e ShBA-së për importin e naftës iraniane

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha të hënën se masa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për t’u dhënë fund përjashtimeve lidhur me zbatimin e sanksioneve mbi importimin e naftës nga Irani nuk do të kontribuonte në paqen dhe stabilitetin rajonal.

ShBA-ja do ti japë fund përjashtimit të tetë vendeve,- Turqia, Kina, Greqia, India, Italia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani,- nga sanksionet e vendosura lidhur me importimin e naftës nga Irani.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se Presidenti Donald Trump ka vendosur të mos e rinovojë vendimin e mëparshëm për përjashtimin e disa vendeve nga sanksionet që ShBA-ja zbaton ndaj vendeve që importojnë naftë nga Irani, pasi afati i këtij dekreti mbaron në maj.

"Vendimi i ShBA-së për t'i dhënë fund heqjes së sanksioneve ndaj importeve të naftës nga Irani nuk do t'i shërbejë paqes dhe stabilitetit rajonal, por do të dëmtojë popullin iranian. Turqia i kundërshton sanksionet e njëanshme dhe imponimet se si të mbajnë marrëdhënie me fqinjët",- tha Mevlut Çavushollu në deklaratën që bëri në lidhje me çështjen.  

Administrata e Presidentit të SHBA, Donald Trump i rivendosi sanksionet mbi eksportet iraniane të naftës nëntorin e kaluar pasi Uashingtoni ishte tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Iranit, e cila ishte firmosur më parë midis Teheranit, Uashingtonit dhe pesë vendeve të tjera (grupi i njohur si P5+1).

Administrata më pas njoftoi se do të jepte përjashtime 180-ditore, të quajtura përjashtime të reduktimit të konsiderueshëm (SRE) për tetë vende me synimin për t'i ndihmuar ato të shmangnin furnizimin e tyre me naftë iraniane.

Të hënën, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se aktdorëheqjet (SRE) do të përfundonin më 2 maj, një vit pasi Trump anuloi në mënyrë të njëanshme marrëveshjen bërthamore me Iranin.

 


Lajme të ngjashme