Mesazhi i Presidentit Erdoan për festën e fëmijëve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se dëshira më madhe e tij është të përgatisin një të nesërme shumë më të ndritshme për fëmijët dhe të rinjtë.

Mesazhi i Presidentit Erdoan për festën e fëmijëve
23 Prilli - Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve në Turqi
23 Prilli - Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve në Turqi

Presidenti Erdoan publikoi një mesazh me rastin e 23 Prillit, Ditës e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve.

Sipas një komunikate të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Presidenti Erdoan ka publikuar një mesazh me rastin e 23 prillit, që në Turqi kremtohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve. 

Në mesazhin e tij, ku uron 99-vjetorin e thirrjes së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe festën e fëmijëve të Turqisë dhe mbarë botës, Presidenti Erdogan shkruan:

"Ndërsa ka qenë duke hedhur themelet e sovranitetit të tij kombëtar, kombi ynë i madh me të gjithë individët e tij, i madh e i vogël, ka luftuar pa u mposhtur në unitet dhe solidaritet në rrugën e tij drejt triumfit dhe krijimit të Republikës sonë. Thirrja e Kuvendit, një akt me të cilin kombi ynë ka vazhduar përpjekjen e tij për pavarësi me moton ‘Sovraniteti i takon pa kushte popullit’ dhe ka orientuar të ardhmen e vet, ka qenë gjithmonë shembulli i dashurisë për atdheun dhe flamurin, i unitetit, solidaritetit dhe vëllazërisë, si dhe garancia e lirisë tonë”.

"Për kombin tonë, i cili vullnetin kombëtar e vendos mbi çdo lloj fuqie tjetër, data 23 prill 1920 është shpallja e asaj që asnjë pushtet, asnjë qeveri, asnjë tutelë nuk do të njihet përballë vullnetit kombëtar dhe e përparimit tonë në rrugën drejt pavarësisë së plotë. Kombi ynë i madh, i cili ka shkruar një epope heroizmi në Luftën Çlirimtare të vendit, menjëherë pas krijimit të Republikës ka ndjekur parimin e zhvillimit dhe përparimit me shpejtësi në të gjitha fushat dhe e ka shndërruar Turqinë sot në një nga vendet e respektuara dhe shembullore në botë”, vijon mesazhin e tij Presidentit Erdoan.

“Me forcën që marrim nga populli ynë edhe ne vazhdojmë të punojmë që fëmijët tanë, të cilët janë garancia e të ardhmes tonë, të jetojnë në një Turqi më të madhe, më të fuqishme, më të pasur dhe më të qëndrueshme. 23 prilli, Festa e Fëmijëve, të cilën ne e festojmë bashkë me të gjithë fëmijët e botës, është manifestimi më i bukur i vlerës që kombi ynë u jep fëmijëve. Ne si popull i shikojmë fëmijët tanë si pasurinë më të vlefshme në botë dhe i mbajmë ata në pëllëmbë të dorës. Dëshira jonë më e madhe është të përgatisim një të nesërme shumë më të ndritshme për fëmijët dhe të rinjtë tanë", thuhet në vijim të mesazhit.

Duke shprehur mirënjohjen për të gjithë deputetët që i kanë shërbyer vendit nën çatinë e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), që nga data e themelimit të tij e deri më sot Presidenti Erdoan shkruan:

"Evokoj me mirënjohje dhe respekt të madh Komandantin e Përgjithshëm të Luftës tonë për Pavarësi, Kryetarin e parë të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, themeluesin e Republikës tonë Mustafa Qemalin së bashku me të gjithë dëshmorët dhe veteranët. Këtë festë të veçantë ua uroj me gjithë zemër të gjithë fëmijëve tanë dhe fëmijëve të mbarë botës”, e përfundon mesazhin e tij Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme