Ministri Çavusoglu dënon sulmet e përgjakshme në Sri-Lankë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka dënuar të dielën shpërthimet që ndodhën në disa kisha dhe hotele në Sri-Lankë.

Ministri Çavusoglu dënon sulmet e përgjakshme në Sri-Lankë

“Mallkoj sulmet terroriste që kishin në shënjestër njerëzit e pafajshëm gjatë ceremonive të pashkëve në kishat dhe hotelet në Sri-Lankë”, deklaroi shefi i diplomacisë turke përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Pa marrë parasysh se cili është motivi, sulmi i tmerrshëm terrorist në Sri-Lankë është i njëjtë me atë në Christchurch: Frikacak, barbar dhe mizor. Terrori nuk ka as fe, as komb, as gjeografi. Ngushëllime për popullin e Sri-Lankës”, ka shtuar Çavusoglu.

Sipas informacioneve të deritanishme, të paktën 185 persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimeve në kishat “Kochchikade”, “Negombo” dhe “Batticaloa” gjatë ceremonive të pashkëve, si dhe në hotelet “Shangri La”, “Cinnamon Grand” dhe “Kingsbury” në kryeqytetin Kolombo të vendit.



Lajme të ngjashme