Stamboll – Arrestohen dy shtetas të EBA për spiunazh

Kryeprokuroria e Stambollit në kuadër të hetimeve kërkoi arrestimin e dy shtetasve të Emirateve të Bashkuara Arabe për spiunazh politik, ushtarak dhe ndërkombëtar.

Stamboll – Arrestohen dy shtetas të EBA për spiunazh

Dy të dyshuar të arrestuar për dyshimin se punonin për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) u dërguan në gjykatë, ku u arrestuan për spiunazh ushtarak, politik dhe ndërkombëtar.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Kryeprokurori i Stambollit, ka përfunduar edhe procedura gjyqësore për dy të kapur, për të cilët dyshohet se ishin duke bërë spiunazh për Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjykata Penale në detyrë në Stamboll mori vendim për arrestimin e dy të dyshuarve për krimet e spiunazhit politik dhe ushtarak dhe për spiunazh ndërkombëtar.

Mësohet se janë duke u zhvilluar hetimet për lidhjen apo jo të dyshuarve me rastin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili ishte vrarë në mënyrë barbare më 2 tetor 2018 në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.



Lajme të ngjashme