Turqia ngushëllon Gjermaninë dhe Portugalinë për humbjen e jetëve të turistëve gjermanë

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë dërgoi nga një mesazh ngushëllimi Gjermanisë dhe Portugalisë për humbjen e jetëve të 29 turistëve gjermanë në aksidentin e trafikut që ndodhi në ishullin Madeira të Portugalisë.

Turqia ngushëllon Gjermaninë dhe Portugalinë për humbjen e jetëve të turistëve gjermanë

Turqia dërgoi nga një mesazh ngushëllimi Gjermanisë dhe Portugalisë për humbjen e jetëve të 29 turistëve gjermanë në aksidentin rrugor që ndodhi në ishullin Madeira të Portugalisë.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet: “Mësuam me trishtim të thellë që shumë turistë gjermanë kanë humbur jetën dhe janë plagosur si pasojë e aksidentit rrugor që ndodhi në ishullin Madeira në Portugali. Ne shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe popullit të Gjermanisë dhe Portugalisë dhe urojmë shërim të shpejtë të të plagosurve në këtë aksident tragjik”.

Një autobusë që transportonte turistët është përmbysur si pasojë e humbjes së kontrollit të ngasësit me çrast kanë humbur jetën 29 turistë gjermanë, ku 11 ishin meshkuj dhe 18 gra, ndërkaq ngasësi portugez dhe ciceroni shpëtuan me lëndime të lehta trupore.



Lajme të ngjashme