Turqia dërgoi 440 tonë ndihma familjeve në nevojë në Jemen

Turqia në kuadër të punimeve për dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen, në këtë vend dërgoi 11 mijë pako me ushqime.

Turqia dërgoi 440 tonë ndihma familjeve në nevojë në Jemen

Turqia në kuadër të punimeve për dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen, në këtë vend dërgoi 11 mijë pako me ushqime.

Mustafa Aydin, kreu i delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe TurkeJemen, bëri të ditur se me shpërndarjen e pakove me ushqime kanë filluar nga qyteti Marib.

Aydin tha se deri në fund të prillit do të shpërndahen afërsisht 440 tonë ndihma, ndërsa shtoi se ato do të dërgohen para muajit të shenjtë të Ramazanit familjeve në nevojë, refugjatëve të brendshëm, familjeve të dëshmorëve dhe nxënësve të kurseve të Kuranit në qytetet Marib, Hadramevt, Ebjen, Lahixh, Aden dhe Taiz.

Turqia nëpërmjet të një numri të madh të shoqatave dërgon ndihma refugjatëve të brendshëm, të cilët u detyruan të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile në Jemen.

 


Lajme të ngjashme