Presidenti Erdogan uroi qytetarët hebrenj me rastin e festës së pashkëve

Presidenti Erdoan publikoi një mesazh me rastin e festës së pashkëve izraelite.

Presidenti Erdogan uroi qytetarët hebrenj me rastin e festës së pashkëve

Presidenti, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u uroi qytetarëve hebrenj festën e pashkëve.

Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti për Komunikime i Presidencës, Presidenti Erdoan publikoi një mesazh me rastin e festës së pashkëve izraelite.

Presidenti Erdoan, i cili i uroi qytetarët hebre me rastin e festës “Pesah”, që është njëra prej festave të rëndësishme për hebrenjtë, në mesazhin e tij shkruan kështu: “Struktura jonë shoqërore, e cila për bazë merr paqen dhe respektin ndaj të gjitha feve, që forcohet me respektin dhe dashurinë reciproke dhe që pasurohet me diferencat, është themeli i palëkundur i unitetit dhe solidaritetit. Me këtë botëkuptim ne i kushtojmë rëndësi të veçantë jetesës së lirë të besimeve, traditave dhe zakoneve të tyre të gjithë shtresave të shoqërisë sonë. Me rastin e kësaj feste urojë të gjithë hebrenjtë me në krye qytetarët tanë hebrenj festën e pashkëve dhe i përshëndes përzemërsisht”.



Lajme të ngjashme