Erdogan kritikon lajmet e rreme të medias perëndimore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi ndaj kryetitujve të medias së huaj në lidhje me ekonominë turke.

Erdogan kritikon lajmet e rreme të medias perëndimore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi ndaj kryetitujve të medias së huaj në lidhje me ekonominë turke.

Presidenti Erdoan mori pjesë në aktivitetetin e Konfederatës së Memur-Sen (sindikatë).

Në agjendën e fjalimit të presidentit të mbajtur me këtë rast ishin sulmet ndaj ekonomisë turke.

Ai tha se të tëra organet mediatike të botës perëndimore e tregojnë ekonominë turke sikur është shkatërruar dhe shtoi: “Bëni çfarë të doni, Turqia do ta vazhdojë rrugën e saj duke u forcuar”. 

Ai kritikoi edhe lajmet e pavërteta të gazetës amerikane “Financial Times” në lidhje me rezervat e valutës.

“Ndërkohë që ne tërheqim vëmendjen në standardin e dyfishtë në çështjet e luftës kundër terrorit dhe refugjatëve, shumëfishohet edhe numri i lajmeve kundër nesh. A e ke njohur ti “Financial Times” Turqinë që mirëpret 4 milionë refugjatë: Sa refugjatë ka në vendin tënd tani? Hajde bëjeni lajm edhe këtë. Ne nuk na shqetësojnë shpifjet e disa margjinalëve por na shqetëson çdo lloj lajmi që bëhet pa u studiuar, pa konfirmuar pretendimet dhe pa u pyetur bashkëbiseduesit e vërtetë të çështjes si dhe çdo lajm që favorizon çdo lloj propagande” u shpreh Erdoan.

Ai bëri të ditur se përjetësia e Turqisë, uniteti dhe bashkimi i nënshtetasve të saj është mbi çdo llogari politike.

 

 


Lajme të ngjashme