Çavusoglu: ShBA-ve do të vazhdojmë t’ju shpjegojmë se sanksionet ndaj Iranit janë gabim

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi një takim me homologun e tij iranian, Xhevad Zarif.

Çavusoglu: ShBA-ve do të vazhdojmë t’ju shpjegojmë se sanksionet ndaj Iranit janë gabim

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të vazhdojnë t’ju shpjegojnë se sanksionet ndaj Iranit janë të gabuara.

Ministri Çavushollu dhe homologu i tij iranian, Xhevad Zarif pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve të zhvilluara në rezidencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me embargot e ShBA-së ndaj Iranit, ministri Çavushollu tha se janë kundër embargove në fjalë dhe se këtë u përcjellin amerikanëve drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë të qartë në çdo platformë.

“Ne edhe gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojmë t’ju shpjegojmë ShBA-ve që këto sanksione janë të gabuara”, bëri të ditur Çavushollu.

Shefi i diplomacisë turke rikujtoi se ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak), ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar zhvilluan një vizitë në ShBA, ndërsa shtoi: “Ministrat tanë gjatë vizitës në ShBA u përcollën amerikanëve në mënyrë hapur dhe të qartë qëndrimin tonë ndaj embargove. Ministri i Thesarit dhe Financave, Allbajrak realizoi një takim edhe me Presidentin, Donald Trump. Gjatë këtyre takimeve kolegët tanë i përcollën zyrtarëve amerikanë në mënyrë të qartë shqetësimet dhe mendimet tona. Ajo që është e rëndësishme këtu është solidariteti dhe vendosmëria mes nesh”.

 


Lajme të ngjashme