Sentop: Blerja e S-400 nuk është devijim, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe vende të tjera të NATO-s

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop (Şentop) tha se blerja nga ana e Turqisë të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia nuk mund të shihet kurrë si një devijim nga lidhja me NATO-n.

Sentop: Blerja e S-400 nuk është devijim, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe vende të tjera të NATO-s

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop (Şentop) tha se blerja nga ana e Turqisë të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia nuk mund të shihet kurrë si një devijim nga lidhja me NATO-n.

Shentop mbajti një fjalim në Seminarin e 99-të Rose-Roth dhe Mbledhjen e Përbashkët të Grupit Special për Mesdheun dhe Lindjen e Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ai tha se vite të tërë Turqia ka pasur një mungesë serioze në lidhje me aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe kundër raketave, por prej më shumë se 10 vjetësh është duke punuar për alternativa të ndryshme. Shentop rikujtoi se në këtë proces para së gjithash është biseduar me aleatët, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nismat tona të sinqerta dhe serioze kanë mbetur të pamjaftueshme për shkak të mendimeve politike dhe tregtare të aleatëve tanë, tha Shentop dhe shtoi: “Rusia na kishte bërë një ofertë shumë të mirë. Kjo ofertë plotësonte pritshmëritë tona nga aspekti i aftësive teknike, dorëzimit, afatit kohor dhe çmimit. Si rrjedhojë vendosëm të blejmë sistemet S-400 për të siguruar nevojat tona urgjente”.  

Sistemet S-400 nuk do të integrohen dhe nuk do të përplasen me sistemet e NATO-s, u shpreh Kryeparlamentari turk dhe shtoi: “Më parë ka pasur vende anëtare të NATO-s që i kanë blerë dhe dislokuar sistemet S-300. Kundër tyre nuk ka pasur ndonjë reagim serioz nga asnjë vend i NATO-s. Ky reagim që tregohet për blerjen e sistemeve nga ana jonë, na sjell në mendje pyetjen nëse është ky një standard i dytë nga ato që zbatohen ndaj vendeve të tjera të NATO-s?”.

“Nuk ka problem nëse disa vende të NATO-s blejnë sisteme S-300 nga Rusia, por kur bëhet fjalë për blerjen e S-400 nga Turqia ka problem” tha Shentop duke nënvizuar se një mentalitet i tillë nuk mund të pranohet si i sinqertë dhe i drejtë.

“Në këtë pikë dua të vej theksin se vendimi i Turqisë për të blerë sistemin S-400 nuk mund të shihet kurrë si një devijimin i Turqisë nga lidhja e saj me NATO-n” tha Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop.

 


Lajme të ngjashme