Parlamentarët e vendeve anëtare të NATO-s do të takohen në Antalie

Asambleja Parlamentare e NATO-s do të zhvillohet në Antalie (Antalya), kryeqytetin e turizmit.

Parlamentarët e vendeve anëtare të NATO-s do të takohen në Antalie

Seminari i 99-të Rose-Roth dhe Mbledhja e Përbashkët e Grupit Special Mesdhe-Lindje e Mesme e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të zhvillohet në Antalie (Antalya), kryeqytetin e turizmit.

Mbledhja ku do të marrin pjesë edhe deputetë turq dhe të huaj, burokratë, përfaqësues ushtarak dhe shefat e misioneve të huaja, do të zhvillohet në Qendrën e Turizmit Belek të nënprefekturës Serik të rrethit Antalie dhe do të zgjasë 3 ditë.

Kryetari i Delegacionit Turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s Osman Ashkën Bak (Osman Aşkın Bak) tha se mbledhja do të fillojë me fjalimet e ceremonisë së hapjes së Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop (Mustafa Şentop), ministrit të Punëve të Jashtme Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Kryetares së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Madeleine Moon dhe Krytarit të grupit Special të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme, Philippe Folliot.

Bak tha se mbledhje të tilla janë të rëndësishme në aspektin e zhvillimit të marrëdhënieve të vendeve anëtare të NATO-s në nivel parlamentar dhe theksoi se në mbledhje, duke filluar nga siguria, energjia dhe politika e jashtme do të vlerësohen edhe zhvillimet në Afganistan, Siri, Libi, Afrikë e Nënsaharasë dhe vendet e Gjirit. Gjithashtu do të vlerësohet edhe bashkëpunimi i NATO-s dhe temat e strategjisë së Rusisë me Turqinë në Lindjen e Mesme.

Kryetari i delegacionit turk tha se në mbledhje do të marrin pjesë 150 deputetë nga vende të ndryshme.

Ai tha se në kuadër të mbledhjes, Turqia do të përcjellë punimet e bëra për refugjatët sirianë.

Osman Ashkën Bak tha se do të shqyrtohen edhe zhvillimet e fundit Izrael-Palestinë dhe në kuadër të mbledhjes do të zhvillohet ndeshja e miqësisë ndërmjet deputetëve me refugjatët sirianë dhe fëmijët turq.  



Lajme të ngjashme