Aksoy: Të zhgënjyer nga refuzimi i apelit për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s nga Anglia

Hami Aksoy iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me procesin e ekstradimit nga Mbretëria e Bashkuar në Turqi të pjesëtarëve në fjalë të FETO-s.

Aksoy: Të zhgënjyer nga refuzimi i apelit për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s nga Anglia

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtmet të Turqisë, Hami Aksoy, deklaroi të martën se hedhja poshtë edhe e kërkesës së rinovuar të apelit kundër vendimit për refuzimin e ekstradimit të anëtarëve të organizatës terroriste gyleniste (FETO), Hamdi Akin Ipek, Ali Çelik, Talip Buyuk dhe Mustafa Yesil, të cilët ndodhen në Angli, ka shkaktuar zhgënjim.

Hami Aksoy iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me procesin e ekstradimit nga Mbretëria e Bashkuar në Turqi të pjesëtarëve në fjalë të FETO-s.

“Kundërshtimi sot (09 prill) nga Gjykata e Lartë i kërkesës sonë të përsëritur të lejes për të apeluar kundër vendimit të Gjykatës së Magjistratëve të Uestminsterit në Londër për të refuzuar ekstradimin e Hamdi Akin Ipek, Ali Çelik, Talip Buyuk dhe Mustafa Yesil nga Anglia në vendin tonë, ka shkaktuar zhgënjim.

Pritma dhe përpjekjet tona për ekstradimin në vendin tonë të anëtarëve të FETO-s, e cila qëndron pas tentativës tradhtare për grusht shteti të 15 Korrikut (2016) me pasojë martirizimin e 251 qytetarëve tanë të pafajshëm dhe plagosjen e mijëra të tjerëve, do të vazhdojnë. Nuk duhet të harrohet që organizata terroriste në fjalë është kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend në të cilin ndodhet. Të dihet mirë që bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit është me rëndësi madhore”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të MPJ turke.



Lajme të ngjashme