Turqia vazhdon të ndihmojë popullin e ndikuar nga përmbytjet në Iran

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) shpërndau ndihma për të prekurit nga përmbytjet në nënprefekturën Akkale të Gulistanit në Iran. Ndër ndihmat kishte çadra, batanije, mjete higjienike dhe kuzhine.

Turqia vazhdon të ndihmojë popullin e ndikuar nga përmbytjet në Iran

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) shpërndau ndihma për të prekurit nga përmbytjet në nënprefekturën Akkale të Gulistanit në Iran. Ndër ndihmat kishte çadra, batanije, mjete higjienike dhe kuzhine.

Sipas informacioneve të marra nga Kızılay në fshatin Taziabad u shpërndanë 20 çadra për tu strehuar, 160 batanije, 20 pajisje higjiene dhe 20 mjete kuzhine për njerëzit në nevojë. Gjithashtu nëpërmjet Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit u shpërndanë edhe 20 kuti me ushqime dhe 60 tapete.  

Në rajonin ku gjendet ekipi specialist i Gjysmëhënës së Kuqe Turke i përbërë prej 6 vetash, Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit iu dorëzuan mjete të nevojshme për 320 familje të ndikuara nga përmbytjet.

Bëhet e ditur se ekipi turk vazhdon punimet për të përcaktuar nevojat dhe për të transferuar ndihma që vijnë nga Turqia në këtë rajon.

Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit në informacionet e bazuara në Qendrën e Fatkeqësive të Vilajetit të Gylistanit, si pasojë e reshjeve të dendura në 26 mars dhe rrezikut të përmbytjeve, që dha sinjal në 28 mars, si pasojë e fatkeqësisë që ndodhi me daljen nga shtrati të 3 lumenjve; Gurgan Road, Karasu dhe Etrek (kufi me Turkmeninë), mbetën nën ujë 178 fshatra në rajonet Gumbet, Gumushan, Akkale dhe pjesërisht Bender Turkmen, që gjenden mes këtyre 3 lumenjve.

Në Akkale dhe Gumushan ndjehet ende ndikimi i përmbytjeve.

Në Akkale janë mundur të ngrihen çadra për të dëmtuarit nga fatkeqësia, kurse në Gumushan nuk është gjetur zonë e përshtatshme prandaj populli është evakuuar dhe është dërguar në kampet në Akkale.

 


Lajme të ngjashme