Turqia reagon ndaj deklaratës pavend të Eritresë

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se Turqia vazhdon bashkëpunimin shumëdimensional me vendet e Afrikës dhe tregon një interes të madh për sigurinë e këtij kontinenti.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Turqisë shprehet keqardhja për akuzat e pabazuara ndaj Turqisë në një deklaratë për shtyp të datës 3 prill 2019 të Ministrisë e Informacionit e Eritresë dhe shprehet bindja se këto deklarata burojnë nga informacionet e gabuara.

“Si një nga partnerët strategjik të Afrikës, Turqia vazhdon bashkëpunimin e saj shumëdimensional me vendet afrikane dhe i kushton një rëndësi të madhe sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit. Në këtë kontekst, ne e kemi shprehur publikisht me raste të ndryshme kënaqësinë tonë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Etiopisë dhe Eritresë dhe zhvillimet drejt stabilitetit të Bririt të Afrikës”,- shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme