Stamboll – Fillon “migrimi i madh”, evakuohet Aeroporti “Ataturk”

Operacioni i transferimit të Linjave Ajrore Turke nga Aeroporti “Ataturk” i Stambollit drejt aeroportit të ri të metropolit filloi në orët e para të ditës së premte.

1178005
Stamboll – Fillon “migrimi i madh”, evakuohet Aeroporti “Ataturk”
havaalanı.jpg
İstanbul Yeni Havaalanı Taşınma

Sipas deklaratës së bërë nga kompania “Turkish Airlines”, transferimi i saj në Aeroportin e Stambollit, i cili është projekti i aeroportit më të madh në botë me etapën e parë të tij që u inaugurua më 29 tetor 2018, ka filluar në orën 03:00 sipas kohës lokale.

Në një hark kohor prej vetëm 6 orësh, 38% e operacionit ka përfunduar me sukses.

Operacioni i pashembullt në historinë globale të aviacionit do të vazhdojë për 45 orë pas ndërprerje dhe pritet të përfundojë më 6 prill, ditë e shtunë, në orën 23:59.

Për realizimin me sukses të “migrimit të madh”, që të dy aeroportet në fjalë të Stambollit u mbyllën për të gjitha fluturimet e udhëtarëve nga ora 02:00 e mëngjesit të 6 prillit deri në 14:00 pas drekës.

Fluturimi i fundit nga Aeroporti “Ataturk” ishte ai i linjës Stamboll-Singapor.

Në “migrimin e madh”, nga Aeroporti ”Ataturk” për në Aeroportin e Stambollit do të transportohen materiale që kanë një peshë totale prej 47.300 tonësh, e barabartë me vëllimin e 5.000 kamionëve.

Distanca që do të përshkojnë kamionët në 45 orë llogaritet të jetë 400.000 km, e cila përkon me rrotullimin e kamionëve 10 herë rreth botës.

Gjatë këtij operacioni të madh do të jenë të angazhuar mbi 1.800 punonjës.



Lajme të ngjashme