Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rritet numri i vizitorëve të portalit kulturor të Turqisë

Portali kulturor i Turqisë, i cili bën prezantimin e pasurive historike, turistike dhe kulturore të vendit, në çerekun e parë të vitit u vizitua nga 1 milionë e 622 mijë e 783 vizitorë.

Rritet numri i vizitorëve të portalit kulturor të Turqisë

Portali kulturor i Turqisë, i cili bën prezantimin e pasurive historike, turistike dhe kulturore të vendit, në çerekun e parë të vitit u vizitua nga 1 milionë e 622 mijë e 783 vizitorë.

Në portalin e përgatitur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, për të siguruar informacione të besueshme turistëve të huaj për kulturën, turizmin dhe artin, zënë vend informacione të ndryshme nga gjuha dhe letërsia turke e deri tek kultura popullore, nga arti turk i zbukurimeve e deri tek trashëgimia arkeologjike nga produktet me motive gjeografike e deri tek kuzhina tradicionale.

Portali kulturor i Turqisë, i cili u krijua në vitin 2015 nga Ministria e Kulturës për dashamirësit e udhëtimit ofron informacione të besueshme për muzetë, qytetet antike, vendet për të vizituar, hotelet për të qëndruar dhe aktivitetet e ndryshme.

Numri i vizitorëve të këtij portali në çerekun e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar u rrit me 90 për qind ndërsa qasja bëhet nëpërmjet adresës www.kulturportali.gov.tr

Portali, i cili në çerekun e parë të vitit të kaluar u vizitua nga 872 mijë e 127 vizitorë, në periudhën e njëjtë të këtij viti numri i vizitorëve doli në 1 milion e 622 mijë e 783.

Në mesin e tyre 1 milionë e 462 mijë e 999 janë vizitorë të ashtuquajtur “organik” të cilët vizitojnë portalin në mënyrë të drejtpërdrejtë pa u orientuar në faqe nga reklamat.

5 qytetet më të vizituara në këtë portal ishin Bursa, Mersini, Gaziantepi, Koxhaelia (Kocaeli) dhe Erzurumi.



Lajme të ngjashme