Presidenti Erdogan vlerësoi rezultatet zgjedhore

Presidenti Erdogan së bashku me kandidatin e AK Partisë për kryetar të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, Binali Jëlldërëm (Yıldırım), disa ministra dhe drejtuesit e partisë, mbajti një takim të vlerësimit të zgjedhjeve.

1176708
Presidenti Erdogan vlerësoi rezultatet zgjedhore

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Partia), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) së bashku me kandidatin e AK Partisë për kryetar të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, Binali Jëlldërëm (Yıldırım), disa ministra dhe drejtuesit e partisë, mbajti një takim të vlerësimit të zgjedhjeve.

Presidenti Erdoan nga rezidenca e tij në lagjen Kësëkllë (Kısıklı) në Yskydar (Üsküdar) të Stambollit kaloi në zyrën e Presidencës në Pallatin Dollmabahçe.

Pas Erdoanit në Dollmabahçe erdhën Binali Jëlldërëm, disa ministra dhe drejtuesit e partisë.

Bëhet e ditur se Presidenti Erdoan, Binali Jëlldërëm, ministrat dhe drejtuesit e partisë gjatë kësaj mbledhjeje i bënë një vlerësim rezultateve të zgjedhjeve.

 


Lajme të ngjashme