Komuniteti turk në Gjermani përkujton viktimën e organizatës terroriste NSU

Në qytetin Dortmund të Gjermanisë, Mehmet Kubashëk (Kubaşık) u përkujtua në 13-vjetorin e vdekjes.

1177173
Komuniteti turk në Gjermani përkujton viktimën e organizatës terroriste NSU

Në qytetin Dortmund të Gjermanisë, Mehmet Kubashëk (Kubaşık) u përkujtua në 13-vjetorin e vdekjes.

Ai është një prej 8 turqve të vrarë nga ana e organizatës raciste dhe terroriste “Ilegaliteti Nacionalsocialist” (NSU).

Në përmendoren e bërë për Kubashëk, që ishte vrarë në datën 4 prill 2006 në rrugën “Mallinckrodt” përpara dyqanit që menaxhonte, Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë, Shener Xhebexhi (Şener Cebeci) dhe Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Dortmundit, Ullrich Sireau vendosën lule dhe mbajtën qëndrim nderi.   

Në fjalimin e mbajtur aty, Konsulli i Përgjithshëm, Xhebexhi tha se ashtu si familja, edhe komuniteti turk në Dortmund ndjen dhimbjen të freskët ashtu si ditën e parë.

“Organizata terroriste NSU dhe zgjatimet e saj duhet të zbardhen tërësisht me të gjitha dimensionet. Vendosja e drejtësisë përbën një rëndësi shumë të madhe nga aspekti i lehtësimit të ndërgjegjes shoqërore” tha Xhebexhi.

Ndërkaq në Dortmund dhe qytetet e tjera do të organizohet aktivitete të ndryshme dhe do të marshohet kundër racizmit dhe në formë proteste kundër organizatës terroriste NSU.



Lajme të ngjashme