Eksportet turke shënojnë rekord në mars 2019

Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekcan, bëri publike të enjten shifrat e eksportit për muajin mars 2019.

Eksportet turke shënojnë rekord në mars 2019

“Eksporti ynë shënoi një rritje me 0,5 për qind në muajin e tretë të vitit duke arritur në 16 miliardë e 334 milionë dollarë. Ky është rekord eksporti për marsin”, deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp në Ankara.

“Në tremujorin e parë të 2019-s i jemi afruar shumës së 44 miliardë 567 milionë dollarëve, e cila rezulton edhe shifra më e lartë historike e eksporteve tona”, shtoi ministrja turke e Tregtisë.

Pekcan theksoi gjithashtu se importi në muajin mars 2019 ka shënuar një rënie me 17,81 për qind duke u realizuar në 18 miliardë e 299 milionë dollarë.



Lajme të ngjashme