Presidenti Ruhani dhe Lëvizja Hamas përgëzojnë Erdoganin për fitore në zgjedhje

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani dhe Lëvizja Hamas në Palestinë publikuan nga një mesazh urimi me rastin e fitores së partisë së Presidentit Erdogan në zgjedhjet vendore.

1175349
Presidenti Ruhani dhe Lëvizja Hamas përgëzojnë Erdoganin për fitore në zgjedhje

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani përgëzoi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për zgjedhjet e suksesshme në Turqi.

Sipas komunikatës së bërë nga Presidenca e Iranit, Ruhani publikoi një mesazh urimi drejtuar Presidentit Erdoan me rastin e zgjedhjeve të 31 marsit.

“Ju përgëzoj juve personalisht dhe popullin e Turqisë për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve në mbarë vendin. Zgjedhjet janë tregues i vetëvendosjes së popullit dhe i dominimit të demokracisë. Kërkojë nga Perëndia sukses dhe lumturi për popullin mik e vëlla të Turqisë”, shkruan Presidenti Ruhani në mesazhin e tij.

Ndërkaq edhe Lëvizja e Hamasit në Palestinë e përgëzoi Presidentin Erdoan për suksesin e treguar në zgjedhje.

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga Hamasi thuhet se “Përgëzojmë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për fitoren në zgjedhje dhe partitë tjera për sukseset e treguara”.

Në këtë komunikatë, ku përgëzohet Presidenti Erdoan për fitoren në zgjedhje, thuhet se këto zgjedhje pasqyrojnë një model të përkryer të qytetërimit dhe demokracisë që paraqet populli turk.

 


Lajme të ngjashme