Telefonata urimi Presidentit Erdogan për fitoren e partisë së tij

Presidentët e disa vendeve i telefonuan Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe e përgëzuan për fitoren e partisë së tij me mbi 51 për qind të votave të marra në zgjedhjet vendore.

1174728
Telefonata urimi Presidentit Erdogan për fitoren e partisë së tij

Presidentët e disa vendeve i telefonuan Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe e përgëzuan për fitoren e partisë së tij me mbi 51 për qind të votave të marra në zgjedhjet vendore.

Presidentët e Azerbajxhanit, Ilham Alijev, Palestinës, Mahmud Abbas, Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik dhe kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izretbegoviq, Presidenti i Guines, Alpha Conde dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i telefonuan Presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe e përgëzuan për fitoren e partisë së tij.

Edhe Kryeministri i Pakistanit, Imran Han e përgëzoi Presidentin Erdoan për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet vendore.

Kryeministri pakestanez Han në llogarinë e tij në Twitter shkroi kështu: “Jam i lumtur ta përgëzoi për një fitore tjetër të rëndësishme në zgjedhjet vendore mikun e Pakistanit, Rexhep Tajip Erdoan. Populli i Pakistanit i uron suksese”.

Gjithashtu edhe kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli dhe ish-kryeministrat, Mesut Yilmaz dhe Tansu Çiler e uruan Presidentin Erdoan për fitore.

 


Lajme të ngjashme