Kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes pjesëmarrëse në Panairin LAAD

Turqia në edicionin e 12-të të Panairit të Mbrojtjes dhe Sigurisë LAAD që do të mbahet në Brazil mes datave 2-5 prill do të marrë pjesë me 17 kompani nën udhëheqjen e Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes pranë Presidencës.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Departamenti i Industrisë së Mbrojtjes, panairi në fjalë do të organizohet në qytetin Rio-de-Zhanejro me pjesëmarrjen e përfaqësuesve dhe delegacioneve zyrtare të industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë.

Panairi LAAD, që organizohet çdo dy vjet dhe që është panairi më i madh i industrisë së mbrojtjes së Amerikës Latine, në vitin 2017 mirëpriti mbi 450 kompani ndërkombëtare dhe mbi 37 mijë pjesëmarrës.

Pjesëmarrësve në këtë panair, me në krye vendet e Amerikës Latine, do t'u prezantohen produktet dhe shërbimet e kompanive turke.

Në kuadër të panairit do të prezantohen platformat e autoblindave, dronëve të ndryshëm tokësor dhe ajror, sistemet detare, sistemet e armëve, sistemet elektronike, municionet, simulator, produktet ushtarake të tekstilit dhe produktet logjistike të prodhuara nga kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes.

Ndërkaq, gjatë kësaj jave do të prezantohet edhe helikopteri ATAK prodhim i kompanisë turke të Aeronautikës dhe Hapësirës (TUSAS). Planifikohet që delegacioni zyrtar turk gjatë panairit të zhvillojë edhe bisedime me delegacionet e vendeve pjesëmarrëse.

Lajme të ngjashme