Avionët turq shkatërruan strehimet e PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë kryer operacione ajrore në veri të Irakut kundër objektivave të organizatës terroriste PKK.

Kuzey Irak hava harekatı.jpg

 

Ministria e Mbrojtjes njoftoi të dielën se operacionet janë kryer në zonën Zap, Avasin dhe Hakurk në veri të Irakut kundër pozicioneve të zjarrit, strehimeve dhe depove të municionit të organizatës separatiste terroriste të PKK-së, të cilat u shkatërruan nga avionët reaktivë.

PKK-ja është një organizatë separatiste, e cila ndodhet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

 


Lajme të ngjashme