Ndëhmëspresidenti Fuat Oktay mysafir nderi në Samitin Katërsh në Bukuresht

Ndëhmëspresidenti Fuat Oktay u prononcua në lidhje me Samitit Katërsh mes Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë të zhvilluar në kryeqytetin Bukuresht të Rumanisë, ku ai mori pjesë si mysafir i nderit.

1173864
Ndëhmëspresidenti Fuat Oktay mysafir nderi në Samitin Katërsh në Bukuresht

Ndëhmëspresidenti Fuat Oktay u prononcua në lidhje me Samitit Katërsh mes Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë të zhvilluar në kryeqytetin Bukuresht të Rumanisë, ku ai mori pjesë si mysafir i nderit.

Në kuadër të samitit, Ndihmëspresidenti Oktay u takua me Kryeministren e Rumanisë, Viorica Dancila, Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras dhe Kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov.

Gjatë takimeve Oktay tërhoqi vëmendjen në lidhjet historike, kulturore dhe interesat e përbashkëta ekonomike të Turqisë me vendet e rajonit.

“Për Turqinë, e cila ka potencial dhe që kontribuon në stabilitetin e një gjeografie të gjerë, edhe rajoni i Ballkanit është i rëndësishëm. Marrëdhëniet me këtë rajon, ku ndodhen bashkëkombësit dhe kujtimet e paraardhësve tanë, duhet t’i mbajmë çdoherë të forta. Vendosja e paqes së qëndrueshme dhe krijimi i një mjedisi të bashkëpunimit në Ballkan e intereson nga afër Turqinë”, bëri të ditur Oktay.

Ndihmëspresidenti gjithashtu tha se gjatë takimeve kanë biseduar edhe në lidhje me pritshmëritë e Turqisë nga Bashkimi Evropian, çështjet e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, çështjet e energjisë dhe migrimit.

Ai bëri të ditur se gjatë kontakteve kanë prekur edhe në fazën në të cilën kanë arritur islamofobia dhe ksenofobia.

Gjatë takimit me Kryeministren e Rumanisë, Dancila u bisedua edhe për procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE.

Dancila tha se vendi i saj përkrahë Turqinë për organizimin e një samiti BE-Turqi në Bukuresht.

Ndihmëspresidenti Oktay dhe Kryeministrja Dancila gjithashtu shkëmbyen mendimet për turizmin e shëndetësisë.

Bashkëbiseduesit folën për vënien në jetë në Rumani të konceptit të Turqisë të spitaleve të qytetit nga ana e kompanive turke.

Oktay dhe Dancila ranë dakord që mbledhja e Komisionit të Përzier Ekonomik Turqi-Rumani, që bashkëkryesohet nga të dy liderët, të mbahet këtë vit.

 


Lajme të ngjashme