Rumania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Turqisë në BE

Kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dancila në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit kokë më kohë me Zëvendëspresidentin Fuat Oktaj (Oktay) dhe ndërmjet delegacioneve, nënvizoi se Turqia dhe Rumania kanë marrëdhënie të fuqishme.

1173486
Rumania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Turqisë në BE

Rumania tha se Turqia është një partner kyç për Bashkimin Evropian dhe mbështet anëtarësimin e saj në BE.

Kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dancila në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit kokë më kohë me Zëvendëspresidentin Fuat Oktaj (Oktay) dhe ndërmjet delegacioneve, nënvizoi se Turqia dhe Rumania kanë marrëdhënie të fuqishme dhe një potencial shumë të lartë tregtar reciprok.

Dancila bëri të ditur se Marrëveshja e Partneritetit Strategjik Turqi-Rumani, që u nënshkrua në vitin 2011, ka siguruar avantazhe reciproke dhe projektet e shqyrtuara në takimet e zhvilluara e kanë treguar veten në mënyrë që të përfitojnë të dyja vendet.

Ajo tha se është shumë e lumtur për zhvillimin e mbledhjes së Komitetit të Përzierë Ekonomik dhe Tregtar, që do të organizohet në muajin prill dhe Mbledhjen e Komisionit të Përzier Ekonomik, që do të zhvillohet më pas.

“Ne dëshirojmë që biznesmenët e të dyja vendeve t’i shohim edhe në tregun e Turqisë, edhe në tregun e Rumanisë. Në këtë kontekst jemi shumë të lumtur prej organizimit të forumit ekonomik. Vazhdon bashkëpunimi ynë në fushën e shëndetësisë dhe shkencës mjekësore. Një potencial i rëndësishëm ekziston edhe në fushën e shëndetit” tha Kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dancila.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se në takimin me Oktaj u shqyrtuan edhe marrëdhëniet Turqi-BE.

Dancila tërhoqi vëmendjen se ndjehet e lumtur për rizhvillimin pas 4 vjetësh të Mbledhjes së Komisionit të Negociatave BE-Turqi në muajin mars në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës dhe shtoi: “Synimet e BE-së, Rumanisë dhe Turqisë përputhen. Procesi i kryesueses së radhës së Rumanisë në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm. Turqia është një partner kyç për Unionin. Rumania mbështet anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Turqia, duke mirëpritur më shumë se 3,5 milionë refugjatë për të ndërprerë emigrimin e jashtëligjshëm, vazhdon të bëjë një përpjekje të jashtëzakonshme”.



Lajme të ngjashme