Oktay: Rumania, një pikë kalimi në hapësirën e gjerë gjeografike

Turqia e sheh partneren e saj strategjike, Rumaninë si një burim të stabilitetit, që zë vend në pikën e kalimit të një hapësire të gjerë gjeografike dhe si një aleate të afërt.

1173559
Oktay: Rumania, një pikë kalimi në hapësirën e gjerë gjeografike

Turqia e sheh partneren e saj strategjike, Rumaninë si një burim të stabilitetit, që zë vend në pikën e kalimit të një hapësire të gjerë gjeografike dhe si një aleate të afërt.

I ndodhur për një vizitë zyrtare në Bukuresht, kryeqytetin e Rumanisë, Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) doli në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministren e Rumanisë, Viorica Dancila pas takimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve, ku tha se krahas takimeve dypalëshe shkëmbyen mendime të detajuara për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Ne ndamë mendimin tonë për përparimin e procesit të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE, në kuadër kjo të kryesimit të radhës së Rumanisë në Union. Gjithashtu konfirmuam përputhjen e mendimeve dhe vlerësimeve tona në çështjet e përparimit edhe më tej të marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë si dhe çështjet e marrëdhënieve Turqi-BE” tha Oktaj.

Ndërkaq ai u ndal edhe në marrëdhëniet e Turqisë me Unionin.

“Ne jemi të kënaqur nga qëndrimi dhe përpjekja parimore e Rumanisë, që kontribuon në vendosjen e një sovraniteti të botëkuptimit konstruktiv në marrëdhëniet BE-Turqi. Qëndrimi i solidarizimit të Rumanisë në lidhje me vendin tonë është për t’u lavdëruar. Ky qëndrim i përvetësuar me vendosmëri i Rumanisë shpresojmë që të përbëjë shembull për vendet e tjera të Evropës” tha zëvendëspresidenti turk.   

Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe Oktaj tha: “Besoj se në periudhën në vijim marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Rumani dhe në bashkëpunimin në fushën ndërkombëtare do të zhvillohet edhe më shumë në kuadër të interesave të përbashkëta edhe të dy vendeve tona, edhe të rajonin tonë”.

 


Lajme të ngjashme