Ushtria turke shkatërron disa objektiva terroriste të PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë shkatërruar një sërë objektivash të organizatës separatiste terroriste PKK gjatë një operacioni ajror të premten në zonat Avashin, Zap dhe Hakurk, në veri të Irakut.

Ushtria turke shkatërron disa objektiva terroriste të PKK-së në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë ka bërë të ditur përmes një komunikate me shkrim se ushtria turke ka ndërmarrë një operacion ajror në veri të Irakut, ku kanë goditur me saktësi maksimale disa objektiva terroriste në Avashin, Zap dhe Hakurk.

Si rezultat i këtij operacioni ajror – sqaron komunikata – janë shkatërruar pozicione zjarri, vendstrehime, bunkerë dhe depo armësh që përdoreshin nga organizata separatiste terroriste PKK.



Lajme të ngjashme