Çavusoglu: Prania e YPG/PKK-së, kërcënim i sigurisë për rajonin

Ministri i Jashtëm Çavushollu tha të premten se Rusia, Turqia apo vendet e tjera të rajonit, dhe më e rëndësishme vet Siria, nuk do të jenë të sigurta për sa kohë që organizata terroriste separatiste PKK/YPG do të vazhdojë të jetë prezentë në rajon.

Çavusoglu: Prania e YPG/PKK-së, kërcënim i sigurisë për rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha të premten se Rusia, Turqia apo vendet e tjera të rajonit, dhe më e rëndësishme vet Siria, nuk do të jenë të sigurta për sa kohë që organizata terroriste separatiste PKK/YPG do të vazhdojë të jetë prezentë në rajon.

Këto deklarata Çavushollu i bëri në konferencën e përbashkët të shtypit që organizoi me homologun e tij rus, Sergey Lavrov pas takimit në Antalie të “Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik Turqi-Federata e Rusisë”.

Çavushollu tha para gazetarëve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) u kanë dhënë shumë armë organizatave terroriste (YPG/PKK), me të cilat bashkëpunojnë.

Zyrtarët amerikanë më parë kishin deklaruar se “do ti mblidhnin armët”, kurse tani thonë se “nuk do ti marrin të gjitha”,- nënvizoi kryediplomati turk, ndërsa shtoi: “Siç thonë ata, disa nga këto armë janë përdorur dhe nuk janë në gjendje për t’u rigrumbulluar dhe rikthyer në ShBA, por e vërteta është se YPG, PKK-ja i kanë shitur një pjesë të mirë të këtyre armëve. Madje disa nga këto armë janë kapur në operacionet e bëra në Turqi. Kështu që nuk mund të themi që Rusia, Turqia, vendet fqinje, dhe më e rëndësishmja vet Siria, do ta ndejnë veten të sigurt për sa kohë që PKK e YPG do të jenë prezentë në këtë rajon. Kufijtë e Sirisë, tërësia territoriale e saj janë të kërcënuara, pasi qëllimi i këtyre dihet, dhe ky qëllim është ndarja e Sirisë”.

Ministri Çavushollu tha se i vazhdojnë bisedimet me autoritetet amerikane lidhur me atë se çfarë mund të bëhet pas tërheqjes (ushtarake) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga Siria, duke theksuar se njëkohësisht koordinimin në lidhje me këtë çështje e vazhdojnë edhe me partnerët rusë.

Turqia dhe Rusia vazhdojnë të respektojnë më së miri tërësinë territoriale dhe kufitare të Sirisë, dhe kjo duket shumë qartë,- u shpreh Çavushollu dhe shtoi: “Ajo që vëmë re këtu është se Amerika nuk ka një strategji, një plan veprimi të qartë se çfarë do të bëjë pas vendimit të saj për t’u tërhequr nga Siria. Po ashtu nga Amerika vijnë deklarata e ndërmerren hapa kontradiktorë në lidhje me këtë çështje. Ne jemi të detyruar që ta koordinojmë së bashku këtë proces dhe zbrazëtia këtu (në Siri) nuk duhet lejuar që të shfrytëzohet nga organizatat terroriste. Kjo është edhe çështja më delikate për ne. Pasi kjo çështje po aq sa është e rëndësishme për sigurinë tonë, është e rëndësishme edhe për sigurinë e Sirisë”.

 


Lajme të ngjashme