Erdogan: Lufta ndaj organizatave terroriste vazhdon me vendosmëri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se lufta kundër organizatave terroriste vazhdon me vendosmëri.

Erdogan: Lufta ndaj organizatave terroriste vazhdon me vendosmëri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se lufta kundër organizatave terroriste vazhdon me vendosmëri.

Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një kanal televiziv privat.

Presidenti Erdoan vlerësoi operacionin e përbashkët të Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) dhe Forcave të Armatosura të Turqisë (FAT) në shtabin e organizatës separatiste terroriste PKK në rajonin Kandil të Irakut dhe bëri të ditur se në këtë operacion u goditën shumë emra të të ashtuquajturës kuadër udhëheqës të organizatës terroriste.

Ai tërhoqi vëmendjen se lufta kundër terrorit është në një periudhë të re dhe me mundësitë vendore dhe kombëtare nuk do të lejohet që terroristët “të marrin frymë”.

Nga ana tjetër, shefi i qeverisë turke, kritikoi ashpër edhe vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Lartësitë e Golanit dhe tha: “Kjo punë nuk bëhet me: “u tha u bë”.

Erdoan përmendi rezolutën e vitit 1967 të Kombeve të Bashkuara në lidhje me këtë rajon.

Presidenti turk theksoi se me këtë qëndrim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk preferojnë të kontribuojnë në paqen e rajonit, por rrisin tensionin dhe minojnë kërkimet për stabilitet. Ai nënvizoi gjithashtu se është e nevojshme që kjo preferencë të rishikohet.

Ndërkaq Erdogani iu përgjigj edhe pyetjes nëse Muzeu i Shën-Sofisë (Ayasofya) do të bëhet apo jo xhami.

“Kjo tashmë është një pritshmëri e të gjithëve; popullit tonë dhe botës islame. Populli ynë prej vitesh ka mall për ta parë Shën-Sofinë si xhami” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.  

 


Lajme të ngjashme