Në Antalie do të zhvillohet mbledhja e Grupit të Planifikimit Strategjik Rusi-Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) më 29 mars do të takohet në Antalie (Antalya) me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

Në Antalie do të zhvillohet mbledhja e Grupit të Planifikimit Strategjik Rusi-Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) më 29 mars do të takohet në Antalie (Antalya) me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov. Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Jashtme, Çavushollu dhe Lavrov do të bashkëkryesojnë mbledhjen e 7-të të Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik, që është nënnjësia e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi, që do të zhvillohet në Antalie më 29 mars.  

Në mbledhje të dyja palët do të kenë një shkëmbim mendimesh mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale rajonale e ndërkombëtare.

Në fund të mbledhjes do të nënshkruhet Plani i Konsultimit midis Ministrive të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Federatës Ruse.

Pritet që edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të takohet me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin më 8 prill në Rusi.  

 


Lajme të ngjashme