Erdogan pyet Trumpin: Cilat territore po i jep ti Izraelit?

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kritikoi ashpër dekretin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në lidhje me Kodrat e Golanit.

Erdogan pyet Trumpin: Cilat territore po i jep ti Izraelit?

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ashpër ndaj dekretin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në lidhje me Kodrat e Golanit me fjalët: “Trump, cilat territore po i jep ti Izraelit! Sipas rezolutës së OKB-së ai është territor i Sirisë”.

Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet të organizuar në Stamboll, Presidenti Erdogan kritikoi dekretin e Presidentit Trump me të cilin Kodrat e Golanit njihen si territore të Izraelit.

“Trump, cilat territore po i jep ti Izraelit. Ekziston rezoluta e OKB-së e vitit 1967. Sipas kësaj rezolute ai është territor i Sirisë. Si bëhet që krahas rezolutës së OKB-së t’i bësh përfitime Izraelit. Bashkimi Evropian nuk e pranon këtë, Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI), pra ne nuk e pranojmë këtë, nuk e pranojnë as Rusia e as Kina, nuk është e mundur që të nxjerrësh një gjë të tillë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Kapadai, a mund të bëhet diçka e tillë? Në cilën botë po jetojmë ne?”, - kritikoi ashpër Presidenti Erdogan dekretin e Presidentit Trump në lidhje me Kodrat e Golanit.

 


Lajme të ngjashme