Kompanitë turke të industrisë së Mbrojtjes në fokus të panairit LIMA 2019

Edicioni i 15-të i panairit LIMA 2019 që organizohet këtë vit hapi dyert për vizitorët në qytetin Langkawi të Malajzisë.

Kompanitë turke të industrisë së Mbrojtjes në fokus të panairit LIMA 2019

Produktet e Industrisë Turke të Mbrojtjes ekspozohen në Panairin Ndërkombëtar të Detarisë dhe Aeronautikës Langkawi (LIMA 2019) që është njëra prej panaireve më të rëndësishme të kësaj fushe në rajonin e Azi-Paqësorit.

Edicioni i 15-të i panairit LIMA 2019 që organizohet këtë vit hapi dyert për vizitorët në qytetin LangkawiMalajzisë.

Në panair marrin pjesë kreu i Kryesisë së Industrisë së Mbrojtjes të Presidencës, Ismail Demir, zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare, Muhsin Dere, ambasadorja e Turqisë në Kuala Lumpur, Merve Safa Kavakci dhe udhëheqësit e lartë të kompanive turke të industrisë së mbrojtjes.

Gjatë panairit LIMA 2019 përfaqësuesit e industrisë turke të mbrojtjes dhe udhëheqësit e kompanive turke do të zhvillojnë kontakte në nivel të lartë me përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse me në krye autoritetet e Malajzisë. Në kuadër të panairit kompanitë turke të udhëhequra nga Kryesia e Industrisë së Mbrojtjes të Presidencës do të organizojnë aktivitete për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve, të marketingut dhe të shitjes së produkteve të tyre.   

6 kompani nga Turqia kanë hapur pavijonet e tyre në panairin LIMA 2019. Në kuadër të panairit kompania turke e Industrisë së Aeronautikës dhe Hapësirës (TUSAS), ASELSAN-i, Inxhinieria e Teknologjisë dhe Tregtisë së Industrisë së Mbrojtjes (STM), HAVELSAN, ROKETSAN dhe TAIS prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Pavijonet e kompanive turke u vizituan nga Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed, ministri i Punëve të Brendshme të Malajzisë, Muhyiddin Yassin dhe komandantët e forcave të armatosura të Malajzisë, në mesin e të cilëve edhe udhëheqësit civilë dhe ushtarakë.

Kompania TUSAS për herë të parë ekspozon dronin ANKA në pjesën statike të panairit.

Ndërkaq në pavijonin e kompanisë ekspozohen maketet e helikopterit sulmues dhe të zbulimit taktit T129 ATAK, helikopterit për qëllime të përgjithshme GOKBEY, avionit të zhvilluar trajnues HURKUS, avionit të lehtë sulmues dhe të armatosur HURKUS-C dhe avionit luftarak kombëtar (MMU).

Kompania ASELSAN ekspozon produktet e sistemeve të kontrollit të telekomanduar, sistemeve për modernizimin e tankeve, sistemeve të komunikimit dhe të sistemeve antidronë.

Kompania STM ekspozon sistemet e platformave detare dhe të dronëve goditës kamikazë.

Ndërkaq kompania HAVELSAN në pavijonin e saj ekspozon sistemet për luftëra detare, të simulimit, produktet e sigurisë kibernetike, të teknologjisë holografike të ndërgjegjësimit në situatë dhe aftësitë e saj.

Ndërsa në pavijonin e kompanisë ROKETSAN janë të ekspozuara reketat e telekomanduara me laser CIRIT, raketat e mbrojtjes kundër tankeve me rreze të gjatë të veprimit UMTAS, raketat me laser të mbrojtjes kundër tankeve me rreze të gjatë të veprimit L-UMTAS, raketat e mbrojtjes kundër tankeve me rreze të mesme të veprimit OMTAS, rakteta SOM, sistemi i telekomandimit me laser Hanxhar (Teber), municioni inteligjent MAM-L dhe MAM-C.

Dhe kompania TAIS bën prezantimin e platformave detare që ndodhen në gamën e produkteve të saj.

 


Lajme të ngjashme