TUSAS prezanton dronin ANKA në Panairin Ndërkombëtar të Detarisë dhe Aeronautikës Langkawi 2019

Sistemi i dronit ANKA për fluturime në lartësi të mesme dhe me kohë të gjatë të qëndrimit në ajër (MALE), prodhim i kompanisë turke TUSAS, do të prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Detarisë dhe Aeronautikës Langkawi.

1170152
TUSAS prezanton dronin ANKA në Panairin Ndërkombëtar të Detarisë dhe Aeronautikës Langkawi 2019

Sistemi i dronit ANKA për fluturime në lartësi të mesme dhe me kohë të gjatë të qëndrimit në ajër (MALE), prodhim i kompanisë turke të Industrisë Aeronautike dhe Hapësinore (TUSAS), do të prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Detarisë dhe Aeronautikës Langkawi 2019 (International Maritime and Aeropspace Exhibition – LIMA) që do të mbahet mes datave 26-30 mars. Bëhet e ditur se ky sistem për herë të parë do të prezantohet në fushën statike.

Sipas komunikatës së bërë nga TUSAS, në panair do të prezantohen maketet e sistemit të dronit ANKA, i zhvilluar për vëzhgim, zbulimin e objektivave statike/të lëvizshme, mbështetje të afërt ajrore dhe për detyrat e inteligjencës së sinjalit, helikopterit sulmues dhe të zbulimit taktik T129 ATAK, helikopterit për qëllime të përgjithshme GOKBEY, avionit të zhvilluar trajnues HURKUS, avionit të lehtë sulmues dhe të armatosur HURKUS-C dhe avionit luftarak kombëtar (MMU).

Zyrtarët e TUSAS-it bëjnë të ditur se do të vazhdojnë bisedimet për eksportin e sistemeve të dronit ANKA, për të cilin vendet aziatike tregojnë interesim të madh, ndërsa do të zhvillojnë kontakte në nivel të lartë për furnizimin e Malajzisë me këto sisteme.

Në panair do të shpjegohen në mënyrë të detajuar çështjet e bashkëpunimit industrial si dhe produktet origjinale dhe projektet e modernizimit, ndërsa do të zhvillohen edhe punimet për plotësimin e nevojave të rajonit me gamën e gjerë të produkteve të kompanisë TUSAS.

 


Lajme të ngjashme