Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Presidenti Erdoan uron Pakistanin me rastin e Ditës Kombëtare

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i dërgoi një telegraf Presidentit të Pakistanit, Arif Alvit dhe e uroi atë me rastin e Ditës Kombëtare të Pakistanit.

Presidenti Erdoan uron Pakistanin me rastin e Ditës Kombëtare

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i dërgoi një telegraf Presidentit të Pakistanit, Arif Alvit dhe e uroi atë me rastin e Ditës Kombëtare të Pakistanit.

Në deklaratën e bërë nga Departamenti i Komunikimit i Presidencës së Turqisë bëhet e ditur se në telegrafin që Erdoani e filloi me fjalët “Vëëlai im i Shtrentjë”, shkruhet: “Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Islamike të Pakistanit, ju uroj nga zemra në emrin tim dhe popullit turk personalisht juve dhe popullit vëlla të Pakistanit. Kam besimin e plotë se marrëdhëniet vëllazërore, që vazhdojnë në nivel të mrekullueshëm, të vendosura duke marrë forcë nga vëllazëria, që bazohet në historinë e popujve tanë, do të zhvillohen duke fituar edhe më shumë hov në periudhën e ardhshme në bazë të interesave të përbashkëta të të dyja vendeve. Sepse politika dypalëshe e përforcuar me vizitat reciproke në nivel të lartë, që kemi zhvilluar kohët e fundit, marrëdhëniet tona ekonomike dhe kulturore, do të vazhdojnë të forcohen edhe më shumë me mbledhjen e 6-të të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë, që do të zhvillohet në Pakistan. Me këtë rast ju përcjell urimet e mija më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj dhe stabilitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Pakistanit”.    



Lajme të ngjashme