Çavusoglu falënderoi autoritetet e Zelandës së Re për qëndrimin e mbajtur ndaj sulmit terrorist

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu falënderoi Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe Zëvendëskryeministrin e Zelandës së Re, Winston Peters për ndjeshmërinë e treguar pas sulmit terrorist ndaj myslimanëve në këtë vend.

Çavusoglu falënderoi autoritetet e Zelandës së Re për qëndrimin e mbajtur ndaj sulmit terrorist

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) falënderoi Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe Zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Jashtëm të Zelandës së Re, Winston Peters për ndjeshmërinë e treguar pas sulmit terrorist ndaj myslimanëve në këtë vend.

Në lidhje me këtë temë, Çavushollu bëri një postim në llogarinë e tij twitter ku shkroi: “Ne falënderojmë Kryeministren Janica Ardern dhe Zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Jashtëm të Zelandës së Re, Winston Peters, i cili mori pjesë në mbledhjen e organizatës së Bashkëpunimit Islam për cilësimin e sulmit si terrorist që në fillim dhe për ndjeshmërinë e treguar ndaj komunitetit mysliman. Ne jemi në solidaritet me Zelandën e Re”.

Winston Peters mori pjesë në mbledhjen emergjente të Këshillit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në nivel të ministrave të jashtëm të mbajtur në Stamboll me temë sulmet terroriste ndaj dy xhamive në Zelandën e Re dhe lufta kundër urrejtjes dhe intolerancës ndaj myslimanëve.

Në sulmin terrorist në Christchurch humbën jetën 51 persona si dhe u plagosën shumë të tjerë.

 


Lajme të ngjashme