Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Presidenti Erdogan priti në takim Zëvendëskryeministrin e Zelandës së Re Winston Peters

Zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, Winston Peters ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në mbledhjen e OBI-t.

Presidenti Erdogan priti në takim Zëvendëskryeministrin e Zelandës së Re Winston Peters

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti në takim Zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, Winston Peters dhe delegacionin që e shoqëronte.

Në fjalën e mbajtur në hapjen e mbledhjes emergjente të Këshillit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në nivel të ministrave të Jashtëm të mbajtur në Stamboll me temë sulmet terroriste ndaj dy xhamive në Zelandën e Re dhe lufta kundër urrejtjes dhe intolerancës ndaj myslimanëve.

Pas mbledhjes Presidenti Erdogan priti në takim Zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, Winston Peters, i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në mbledhjen e OBI-t.

Në takimin që u realizua prapa dyerve të mbyllura për mediat, morën pjesë Ndihmëspresidenti, Fuat Oktay, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, kreu i Departamentit për Komunikim i Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin.

 


Lajme të ngjashme