Festimet e Bajramit të Nevruzit në Eskishehir

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) zhvilloi aktivitete të ndryshme në Eskishehir në kuadër të festimeve të Nevruzit.

Festimet e Bajramit të Nevruzit në Eskishehir

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) zhvilloi aktivitete të ndryshme në Eskishehir në kuadër të festimeve të Nevruzit.

Në festimet me rastin e bajramit të Nevruzit, të organizuara në qytetin Eskishehir (Eskişehir) nga ana e Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) mori pjesë edhe Zëvendëspresidenti Fuat Oktay, Kryetari i YTB-së, Prof. Dr. Abdullah Eren, deputeti i Eskishehirit Nabi Avcı, Rektori i Universitetit “Anadolli” Shafak Ertan, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Turk, Ibrahim Eren, përfaqësues të botës turke dhe shumë studentë.  

NEVRUZI ËSHTË TRASHËGIMIA E PËRBASHKËT KULTURORE E BOTËS TURKE

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay uroi që Nevruzi, që festohet në një hapësirë të gjerë gjeografike, nga Azia Qendrore e deri në Ballkan, të sjellë të mira për tërë njerëzimin dhe shtoi: “Nevruzi është një trashëgimi e të parëve tanë, që ka lindur në Turkistan dhe është një festë begatie. Nevruzi është trashëgimia e përbashkët kulturore e botës turke. Sa lumturi për ne që sot, në një atmosferë të mrekullueshme të festojmë nevruzin së bashku me vëllezërit tanë të rinj nga vende të ndryshme të botës. Unë falënderoj Universitetin tonë “Anadolli” dhe Departamentin për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) që kanë organizuar programin e Nevruzit dhe na kanë mbledhur këtu të gjithë së bashku”.  

TURQIA PËRPIQET PËR NEVRUZIN E BOTËS

Kurse Kryetari i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) Abdullah Eren tha se Turqia zotëron një hapësirë të gjerë  gjeografike të zemrës përtej kufijve zyrtarë. Ai tha se YTB punon për të siguruar marrëdhënie të ngrohta dhe të sinqerta me shoqëritë vëllazërore dhe të afrishme në të katërta anët e botës dhe shtoi: “Ne jemi pasuesit e Perandorisë Osmane. Pavarësisht se kemi një atdhe përhapur në një sipërfaqe prej 784 mijë kilometra katrorësh, shumë bashkëkombës dhe shoqëri të afrishme jetojnë jashtë kufijve tanë. Në të katërta anët e botës ka shoqëri që flasin turqisht. Ne jemi të obliguar të zhvillojmë marrëdhënie të sinqerta dhe ngrohta me këto shoqëri.    



Lajme të ngjashme