Turqi - Këshilli i Sigurisë Kombëtare thekson vendosmërinë për luftën kundër terrorit

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) deklaroi se nuk do të lejohet kurrë korridori i terrorit, që përpiqet të krijohet përgjatë gjithë kufirit jugor të Turqisë.

Turqi - Këshilli i Sigurisë Kombëtare thekson vendosmërinë për luftën kundër terrorit

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) deklaroi se nuk do të lejohet kurrë korridori i terrorit, që përpiqet të krijohet përgjatë gjithë kufirit jugor të Turqisë.  

Këshilli bëri një deklaratë me shkrim pas mbledhjes së realizuar me kryesimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Në deklaratë theksohet fuqishëm se nuk do të lejohet krijimi i një korridori terrori përgjatë gjithë kufirit jugor të Turqisë.

Turqia luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, ashtu si në të shkuarën, do të vazhdojë ta bëjë me të njëjtin vullnet dhe vendosmëri – bëheshe e ditur në deklaratë dhe shprehej gjithashtu se pa spastruar nga organizatat terroriste rajonin e Menbixhit dhe lindjen e lumit Eufrat në Siri nuk do të jetë e mundur sigurimi i stabilitetit në rajon dhe ndalimi i valës së emigrimit.

Në deklaratë u ndalua edhe në sulmin terrorist ndaj xhamive në Zelandën e Re gjatë namazit të xhumasë, që shkaktoi vdekjen e 50 personave.

“Ngjarja që ndodhi ishte këshilluar në të gjitha drejtimet dhe klima që ushqen mentalitetin racist kundër islamit, që kuptohet se përfshin edhe armiqësinë ndaj Turqisë, duhet të shqyrtohet me vendosmëri duke deshifruar elementet edhe individuale edhe të organizuara” shkruhet në deklaratën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.   



Lajme të ngjashme