Turqi - Inaugurohet parku më i madh tematik në Evropë, Wonderland Euroasia

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të parkut gjigand të Ankarasë (Ankapark), "Wonderland Euroasia", që ka veçorinë e parkut më të madh tematik të Evropës.

“Ankapark njëkohësisht është edhe një park mik me ambientin” tha Presidenti Erdoan duke shtuar se do të japë një kontribut të madh për kryeqytetin.

“Ankapark "Wonderland Euroasia" do të japë shërbim falas deri në mbrëmjen e 31 marsit. Madhësia e këtij parku është 1 milionë e 300 mijë metra katrorë dhe do të sjellë një fitim prej 50 milionë lirash turke (afërsisht 1 milionë dollarë) në vit” tha shefi i qeverisë turke.

Lajme të ngjashme