Konferenca e përbashkët për shtyp Çavusoglu-Katrugalos

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se asnjë projekt, që përjashton Turqinë, nuk do të mundë të jetë realist.

Konferenca e përbashkët për shtyp Çavusoglu-Katrugalos

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se asnjë projekt, që përjashton Turqinë, nuk do të mundë të jetë realist.

Mevlyt Çavushollu u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrugalos, i cili ndodhet për një vizitë pune në Antalja.

Çavushollu dhe Katrugalos, pas takimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve, dolën në një konferencë të përbashkët shtypi.

Ministri turk, në lidhje me rezervat e hidrokarburit në Mesdheun Lindor dhe përreth Qipros, tha: “Asnjë projekt që nuk përfshin Turqinë ose e përjashton atë nuk është realist. Turqia ka të drejtat e saj në kuadër të ligjeve ndërkombëtare”.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrugalos tha: “Edhe Turqia ka të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë”.

 


Lajme të ngjashme