Mesazhi i Presidentit Erdogan për Festën e Nevruzit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi që Festa e Nevruzit, që është lajmëtare e pranverës, të kremtohet si një festë e dashurisë dhe miqësisë.

Mesazhi i Presidentit Erdogan për Festën e Nevruzit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi që Festa e Nevruzit, që është lajmëtare e pranverës, të kremtohet si një festë e dashurisë dhe miqësisë.

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e “21 Marsit, Ditës Botërore të Nevruzit”.

“Uroj Ditën e Nevruzit, i cili simbolizon ardhjen e pranverës dhe që për ne nënkupton t'i dalim për zot të kaluarës dhe të ardhmes në unitet dhe solidaritet duke i tejkaluar të gjitha dallimet”, shkruan Erdogan në mesazhin e tij.

Kreu i shtetit turk mesazhin e tij e vijoi me këto fjalë: “Ne si përfaqësues të një qytetërimi të përzier me vlera universale si paqja, toleranca, dashuria dhe vëllazëria dhe që diversitetin e konsideron si pasuri, çdo herë do t’i dalim për zot frymës së rigjallërimit të cilën e përfaqëson Nevruzi dhe me forcën që marrim nga historia e jonë do të vazhdojmë të luftojmë kundër çdo dukurie negative”.

Duke uruar që Festa e Nevruzit, e cila është lajmëtare e pranverës, të kremtohet si festë e vëllazërisë dhe dashurisë në vend dhe në shoqëritë vëllazërore të kësaj gjeografie të përbashkët, Presidenti Erdogan tha: “Uroj që Festa e Nevruzit, e cila është një festë e bollëkut dhe begatisë, t’i sjellë mirësi dhe të mira popullit tonë, ndërsa të gjithë qytetarët i përshëndesë përzemërsisht”.



Lajme të ngjashme