Turqia ngushëllon Indonezinë për humbjen e jetëve nga përmbytjet

Turqia i dërgoi Indonezisë një mesazh ngushëllimi për viktimat që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.

Turqia ngushëllon Indonezinë për humbjen e jetëve nga përmbytjet

Turqia i dërgoi Indonezisë një mesazh ngushëllimi për viktimat që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Ndjejmë pikëllim të thellë nga humbja tragjike e jetëve dhe për dëmet e mëdha të shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Jayapura të provincës Papua të Indonezisë. Kërkojmë mëshirën e Allahut për personat që humbën jetën e tyre, popullit miqësor dhe vëllazëror të Indonezisë i shprehim ngushëllime, ndërsa të plagosurve u urojmë shërimin të shpejtë”.

Përmbytjet rrëshqitjet e tokës që shkaktuan të reshurat e fuqishme në lindje të provincës Papua morën jetët e 89 personave.

 


Lajme të ngjashme