Turqia i rikujton Greqisë “përpjekjet për pushtim dhe dëmshpërblimin”

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy u përgjigj me shkrim ndaj një pyetjeje në lidhje me deklaratat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Turqia i rikujton Greqisë “përpjekjet për pushtim dhe dëmshpërblimin”

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në prononcimin e tij të bërë në lidhje me deklaratën e bërë nga Greqia, ku ajo aludoi në fjalimin që Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti në kuadër të fushatës zgjedhore në Izmir, tha se “Faktet se këto deklarata të bëra nga Greqia pa i rikujtuar të vërtetat historike në lidhje me dëmshpërblimin e paguar Turqisë për dëmet dhe shkatërrimet e bëra nga ushtria greke gjatë përpjekjeve për pushtimin e Anadollit (në vitin 1919) janë për keqardhje”.

Zëdhënësi Aksoy u përgjigj me shkrim ndaj një pyetjeje në lidhje me deklaratat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Duke vënë në dukje se deklarata e bërë nga Greqia duke aluduar në fjalimin e Presidentit Erdogan të mbajtur në kuadër të fushatës zgjedhore në Izmir është e pakuptueshme dhe e çuditshme nga aspekti i kohës dhe përmbajtjes, zëdhënësi Aksoy tha: “Faktet se këto deklarata të bëra nga Greqia pa i rikujtuar të vërtetat historike në lidhje me dëmshpërblimin e paguar Turqisë për dëmet dhe shkatërrimet e bëra nga ushtria greke gjatë përpjekjeve për pushtimin e Anadollit (në vitin 1919) janë për keqardhje. Këto lloj deklaratash në asnjë mënyrë nuk përputhen me atmosferën e besimit që ne po përpiqemi të zhvillojmë me këtë vend dhe me marrëdhëniet e mira fqinjësore”.

Presidenti Erdogan në fjalën e mbajtur gjatë mitingut të së dielës në Izmir vuri theksin në shpëtimin nga përpjekja greke për të pushtuar Anadollin, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë bëri një deklaratë pas kësaj.



Lajme të ngjashme