OKB: Stambolli ka më shumë banorë se 131 shtete

Sipas OKB-së, Stambolli është më i populluar se 131 vende, përfshirë Belgjikën, Greqinë, Austrinë, Zvicrën dhe Bullgarinë.

istiklal caddesi, nüfus.jpg
türkiye nüfus
istanbul.jpg
istanbul köprü epilepsi (2).jpg
istanbul

Popullsia e qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, është më e madhe nga ajo në 131 shtete të botës, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Fondi për Popullsi i OKB-së tha se me 15 milionë banorë Stambolli është më i populluar se 131 vende, përfshirë Belgjikën (11,5 milionë banorë), Greqinë (11,1 milionë banorë), Austrinë (8,8 milionë banorë), Zvicrën (8,5 milionë banorë) dhe Bullgarinë (7 milionë banorë).

Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) tha se në vitin 2018 numri i popullsisë në Turqi është rritur në mbi 82 milionë banorë, nga të cilët 18,4 për qind jetojnë në Stamboll.

Në 5 vjetët e fundit Stambolli e ka rritur numrin e banorëve me 907.257 banorë.



Lajme të ngjashme